Fjalë Kyçe

Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan deri më tani nga diaspora në fondin për Covid-19

Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan deri më tani nga diaspora në fondin për Covid-19

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka treguar se sa parë janë mbledhur nga donacionet e mërgimtareve për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Kosovë.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se deri më tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 391.886 euro, shkruan Insajderi.

Ministri ka treguar saktë se sa parë janë dhënë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Austria, Anglia e Belgjika. Në shkrimin e tij ka potencuar se para janë dhënë edhe nga qytetarët që jetojnë në Kosovë rreth 22 mijë euro.

Shkrimi i plotë i Bislimit:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.