Fjalë Kyçe

Ministri i Drejtësisë: Burrit që dyshohet se vrau gruan në Kamenicë t’i jepet dënim i merituar

Ministri i Drejtësisë: Burrit që dyshohet se vrau gruan në Kamenicë t’i jepet dënim i merituar

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka shprehur ngushëllime familjes së gruas që dyshohet se u vra nga burri në Kamenicë, transmeton Klan Kosova.

“Shqetësuese ngjarja e rëndë e vrasjes së bashkëshortës në Dardanë. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerës. Me këtë rast, iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t’i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje”.

“Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme, në kundërshtim me të drejtat bazike të njeriut dhe si të tilla nuk do të tolerohen”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.