Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka deklaruar se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”. “Por kjo nuk do të na shkatërrojë”, shtoi ai.
Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendoste forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale”.
Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar për bisedime. Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas. Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni. Ne shkojmë atje për të dëgjuar [çfarë] ka për të thënë Rusia dhe do t’u tregojmë atyre se çfarë mendojmë për gjithë këtë”.
Ai shtoi: “Ukraina nuk po bie. Ne po rrjedhim gjak, por vazhdojmë të mbrohemi me.”