Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha federatave sportive në vend e po ashtu edhe ministri i Ministrisë së Sportit Rinisë dhe Kulturës, Hajrulla Çeku si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Me këtë rast, ministri Çeku bëri të ditur se janë ndarë deri më tani 3. 7 milionë euro në mbështetje të federatave sportive si dhe grante të tjera në formë të memorandumeve të bashkëpunimit me federata.
“Në mars të këtij viti përmes memorandumeve të bashkëpunimit me federatat sportive u zotuam për mbështetje financiare të federatave në vlerë prej 3.7 milionë eurove duke përcaktuar politika të reja të shpenzimit të buxhetit me qëllim të sigurimit të investimit në sportin për të gjithë dhe sportit për personale aftësi të kufizuara dhe në fuqizimin e vajzave në sport. Po ashtu deri më tani janë ndarë 600 mijë euro për projekte të ndryshme nacionale përmes aneks memorandumeve me federata sportive dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës.”, tha Çeku.
I pari i MKRS-së po ashtu bëri të ditur se tashmë ka nisur procesi i ri-licencimit të federatave sportive dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të tyre që sa më parë të aplikojnë për ta bërë këtë.
“Që nga dje është hapur aplikimi për licencimin e federatave sportive. Për herë të parë licencimi i federatave do të bëhet me standarde të reja të qeverisjes dhe funksionimit të federatave tona vendore. Ashtu siç janë të parapara me udhëzimin administrativ për licencim të federatave dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të qeverisjes sonë. Një moment shumë i rëndësishëm i konsolidimit të integritetit të komunitetit sportiv të vendit tonë për çka iu ftojë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë përpjekje dhe të punojmë në konsolidimin e integritetit sportiv dhe në të njëjtën kohë iu ftoj që federata që janë këtu por edhe të tjerat që nuk janë këtu që sa më parë të nisin ti dorëzojnë aplikimet e tyre për licencim.” theksoi Çeku.
Krasniqi: Kurse Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës zbuloi se në bashkëpunim me MKRS-në po hartojnë strategji si drafte-protokolle që do ta ndihmojnë sportin për të qenë sa më unik në garat ndërkombëtare.
Krasniqi: Bashkë më MKRS-në po punojmë në strategjinë e unifikimit të sportit në arenën ndërkombëtare
“Komiteti Olimpik i Kosovës është duke punuar fuqishëm në hartimin e strategjisë kombëtare në zhvillimin e sportit duke kontribuar në grupin punues me sekretarin Besim Aliti… Për disa javë, akademia olimpike dhe stafi tjetër i Komitetit Olimpik të Kosovës kanë përpiluar draft-projektin “Sporti për të gjithë” i cili tashmë ndodhet në ministri. Ky draft parasheh që në gjashtëmujorin e këtij viti të fillohet implementimi i aktiviteteve sportive në shkolla fillore, te mesme te ulëta dhe në shkolla te mesme të larta…Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka hartuar një draft-protokoll të cilin e ka dorëzuar të cilin e ka dorëzuar në ministri dhe i cili konsiderojmë se krahas KOK-ut, do të shërbejë edhe për të gjithaq federata sportive. Me këtë protokoll do të jemi më unik sa i përket përfaqësimit në garat ndërkombëtare.”, tha Krasniqi.
Në këtë tryezë sportive, drejtuesit e federatave do të njoftohen me planin afatgjatë për zhvillimin e sportit si dhe do të paraqesin propozimet dhe idetë e tyre me qëllim të hartimit të një strategjie sa më të mirë për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.