Fjalë Kyçe

Ministri Krasniqi mahnit me vendimin e tij të parë

Ministri Krasniqi mahnit me vendimin e tij të parë

Elbert Krasniqi, ministër i Pushtetit Lokal ka marr sot vendimin e parë si ministër në Qeverinë Kurti 2.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka marr vendim që të publikoj shpenzimet javore dhe mujore të kabinetit ministror.

“Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot me datën 26 mars 2021, ka marrë vendim për publikimin e shpenzimeve javore dhe mujore të kabinetit ministror”, thuhet në vendim

Sipas këtij vendimi të marr thuhet se: “Publikimi i shpenzimeve të kabinetit të ministrit do të bëhet çdo të premte dhe në ditën e fundit të çdo muaji. Çdo shpenzim do të publikohet në ueb-faqe të ministrisë dhe faqet e rrjeteve sociale të kësaj ministrie”.

Kurse ministri Krasniqi ka thënë se “Ky vendim është në vazhdën e fillimit të reformave të ministrit për ruajtjen e parasë publike dhe zbatimin e politikave që rrisin transparencën, llogaridhënien dhe mirëqeverisjen në institucione publike”.