Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq, sot do ta vizitojë Kosovën.
Anusiq do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ora 16:30, Anusiq do të ketë takim me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.