Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, priti sot në takim përfaqësuesit e specializantëve, Arjanit Zajmi – Specializant i Neurologjisë, Nol Smajli – Specializant i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dijon Musliu – Specializant i Ortopedisë, dhe Uran Halimi – Specializant i Stomatologjisë.
Në këtë takim Ministri u njoftua me kërkesat e tyre si dhe për vështirësitë që ata i konsiderojnë si pengesa për një edukim specialistik të mirëfilltë.
“Ministri Latifi me këtë u zotua se do të angazhohet fuqishëm për trajtimin shumë të shpejtë të këtyre kërkesave, gjithmonë duke e pasur parasysh se njëra ndër objektivat kryesore të tij mbetet planifikimi dhe përgatitja më adekuate profesionale e gjenerateve të mjekëve të ri, në mënyrë që sistemi shëndetësor i Kosovës të ngritet në standardet e duhura profesionale dhe akademike.”, thuhet në njoftim.
Ministri Latifi gjithashtu potencoi se do të bashkëpunojë afërsisht me specializantët për t’i përmirësuar kushtet e tyre të punës të tanishme si dhe për planet afatgjata të edukimit specialistik.