Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Muratit:
Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm.