Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pec e ka mirëpritur vendimin e Shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik “Patroni”.
“Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD”, ka thënë Ministri Peci përmes një postimi.
Ai më tutje shtoi se është I përkushtuar edhe për rikthimin e pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës.
“Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore”, theksoi ai.