Ministri i integrimeve, Blerim Reka thotë se Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën.
Ai ka falënderuar raportuesin për Balkkanin Perëndimor Toni Picula, për premtimin e dhënë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën
Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Sot, Komiteti për Poltikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.
Faleminderit Tonino, faleminderit Parlamentit Evropian!