Fjalë Kyçe

Ministri rus i Mbrojtjes pëson atak në zemër

Ministri rus i Mbrojtjes pëson atak në zemër

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, pohoi se ministri rus i mbrojtjes pësoi një atak në zemër.

Sergei Shoigu nuk ishte parë publikisht që nga 11 marsi, derisa u shfaq shkurtimisht në një video të publikuar nga Putin, të enjten më 24 mars, shkruan BBC, përcjell rtv21.

“Infarkti i Shoigu-t ndodhi pas një akuze të ashpër nga Putini për dështim të plotë të pushtimit të Ukrainës”, shkroi Gerashchenko në Facebook dhe shtoi se ai aktualisht është duke në spital.

Nuk pati asnjë konfirmim nga Rusia për problemet e supozuara shëndetësore të Shoigut.