Fjalë Kyçe

Ministri Shala investitorëve nga Turqia: Kosova ka tatimet më të ulëta në Evropë

Ministri Shala investitorëve nga Turqia: Kosova ka tatimet më të ulëta në Evropë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Turqia për të diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë.

Ministri Shala para sipërmarrëse tregoi për mundësit që ofron Republika e Kosovës për investitorët e
huaj, nga taksat e deri tek Ligji për Investime Strategjike.
“Kosova ofron mbrojtje për investitorët e huaj ku i garantohet i gjithë investimi i tyre përmes ligjit
mbi investimet e huaja njëkohësisht edhe Ligjit për Investime Strategjike. Për më tepër, përveç
sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve
të huaj vetëm 10% në profit të korporatave dhe vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe
një nder benifitet kryesore që investitorët kanë në Kosove është taksa në dividendë e cila është 0%”,
tha ministri Shala.
Për të krijuar kushtet të favorshme për investitorët e huaj, ministri sqaroi se janë krijuar nëntë zona
ekonomike.
“Me qëllim që të stimulojmë dhe inkurajojmë investimet e huaja në Kosovë, ne kemi krijuar në total
9 zona ekonomike si një potencial shtesë për investitorë nga Turqia dhe vende të ndryshme për të
investuar në vendin tonë”.
Ministri tha se që nga vitit 2007 deri me sot në Kosovë janë investuar nga kompanitë turke 331
milionë euro.
Shala theksoi se Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lirë, që do të lehtësoj
marrëdhëniet tregtare.
“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar dhe me tutje procesin e investimeve të
tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale që shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Dua
të përmend para jush që Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen e tregtisë se lirë, e cila
lehtëson në masë të madhe investimet e dy anshme dhe nxitjen e tregtisë ne mes të dy vendeve, po
ashtu me Republikën e Turqisë, Republika e Kosovës ka të nënshkruar marrëveshjen për Mbrojte
dhe Promovim e Investimeve si një mekanizëm shtese për nxitje dhe mbrojtje të investimeve”.
Ndërsa Nail Olpak, kryetar i organizatës ekonomike, DEIK-DTIK, derisa ka treguar për punën që bën
organizata që ai udhëheqë, tha se përmes kësaj platforme që ofrojnë mund të hapen rrugë për
Kosovën.
“Me kërkesën e kryeministrit tonë, në kuadër të kontakteve me komitetet që vijnë dhe dalin në
Turqi, nëse kanë ndonjë lidhje me ndonjë biznesmen e gjitha organizimi bëhet nga ana jonë. Kjo

është lidhja jonë si organizatë me Qeverinë. Kemi 146 këshille në gjithë botën. Kjo është platformë e
rëndësishme që mund t’i hap rrugë Kosovës”, tha ai.