Fjalë Kyçe

Ministri Zemaj i urdhëroi spitalet të furnizohen me oksigjen nga kompani të palicencuara

Ministri Zemaj i urdhëroi spitalet të furnizohen me oksigjen nga kompani të palicencuara

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, në “Express Intervistën” në KTV ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka obliguar Spitalet Rajonale që të furnizohen me oksigjen nga kompani të palicencuara.

“Edhe në të kaluarën, ashtu si drejtori i SHSKUK-së ashtu edhe Zemaj kanë deklaruar se ka oksigjen. Në anonimitet disa drejtorë na kanë njoftuar për gjendjen që janë në ato spitale, ne e kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, por nuk ka hasur në mirëkuptim e reagim më të mirëfilltë. Ajo çfarë e kemi parë këto ditë është vërejtur se spitalet rajonale kanë pasur mungesë e oksigjenit dhe për këtë janë detyruar të furnizohen me oksigjen nga kompanitë e palicencuara”, ka thënë Haziri.

Vetëvendosje për këtë çështje ka ngritur kallëzim penal, gjë për të cilën Haziri thotë se s’donin të ndodhte në këtë kohë pandemie.

“Ne nuk kemi dashur që të vijmë në këtë gjendje dhe të bëjmë një kallëzim penal për këtë çështje duke e ditur se si jemi duke u ballafaquar me këtë pandemi. Këto pyetje edhe me herë i jemi drejtuar Zemajt, por nuk kemi marrë përgjigje dhe kjo na ka bërë që sot të veprojmë. Spitalet Rajonale janë përballur me mungesë të oksigjenit dhe kemi raste kur drejtori i Spitalit të Vushtrrisë ka deklaruar për një gazetë që është detyruar të blejë oksigjen në një kompani të palicencuar atë drejtor e kanë larguar nga puna. Raste të tjera na tregojnë edhe personeli mjekësor që ka pasur presion të vazhdueshëm nga z. Zemaj që të mos raportojnë për mungesën e oksigjenit nëpër spitalet rajonale”, ka thënë Haziri.

Ai thotë se edhe hulumtimet e tyre kanë treguar këtë gjë.

“Në Spitalin e Prizrenit ka shkuar te një kompani e palicencuar me një autoambulancë të spitalit të furnizohet me oksigjen dhe e ka dërguar në Spital. Shqetësimi ynë është se me pandeminë ne ballafaqohemi tash e një kohë, që nga marsi kur janë paraqit edhe rastet e para dhe duke e ditur se OBSH-ja na ka paralajmëruar se duhet të ndërmerren masa, Këtu është vërejtur nga Zemaj për të siguruar kontratat. Vetëm në momentin kur kanë raportuar mediat.