Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj, për kategorinë e specializantëve vullnetarë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se ata janë përfitues nga pakoja fiskale emergjente, si personel i ekspozuar.
“Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:
Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) sot kam nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.
Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19