Fjalë Kyçe

Ministri Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje totale

Ministri Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës nuk e mendon mbylljen totale si masë pë menaxhimin e pandemisë, por që tha se duhen masa më rigoroze për ta menaxhuar situatën.

“Ne asnjëherë se mendojmë mbylljen totale, s’duam biznese të mbyllura, por menaxhim të situatës. Ne do të marrim të gjitha masat në pajtim me situatën”, tha ai.

Zemaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për ta luftuar virusin Covid-19.