Fjalë Kyçe

Ministri Zemaj viziton QKUK-në: Klinikat janë të mbushura, por mjekët janë në krye të detyrës

Ministri Zemaj viziton QKUK-në: Klinikat janë të mbushura, por mjekët janë në krye të detyrës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e SHSKUK-së, Saudin Maliqin kanë vizituar sot klinikat e QKUK-së për të parë nga afër gjendjen sa i përket hapësirave për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se personeli shëndetësor përkundër situatës, lodhjes dhe ngarkesave janë në krye të detyrës.

“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë nga Zemaj:

Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

Bashkë ia dalim!.