Fjalë Kyçe

Ministria e Arsimit do të hapë konkurs edhe për 1000 arsimtarë të rinj

Ministria e Arsimit do të hapë konkurs edhe për 1000 arsimtarë të rinj

Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka paralajmëruar angazhimin e 1,000 mësimdhënësve të rinj në procesin e arsimit në këtë kohë pandemie.

Ky propozim i ministrit po i pëlqen kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharit.

“Kemi statistika që rreth 300 mësimdhënës janë me sëmundje të rënda dhe të tillët nuk do të ishte mirë që ata të përfshihen në procesin mësimorë. Besoj se ministri Likaj e ka pasur fjalën pikërisht për këtë kategori. Por duhet bërë një zgjidhje që këta njerëz që po zëvendësojnë a do të jenë vullnetarë apo shteti duhet t’i paguajë për punën e tyre”, deklaroi Jashari.

Dyshime për këtë proces ka njohësi i çështjeve të arsimit Rinor Qehaja.

“Ky propozim duket interesant dhe ka për bazë mirëqenien e komunitetit të mësimdhënësve. I njëjti angazhim parashikon buxhet për gjë që nuk është parashikuar për këtë vit. Shpresoj se edhe kjo iniciativë do të gjejë mbështetje në të kundërtën vështirë që implementohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rinor Qehaja.

Qehaja thotë se nxënësit kosovar janë dëmtuar shumë nga mësimi online dhe sipas tij nëse ndodh përsëri e njëjta gjë do të dëmtohej procesi i mësim nxënies.

Qeveria në mbledhjen e ardhshme pritet ta miratojë masterplanin e MASHT për rifillimin e arsimit./