Fjalë Kyçe

Ministria e Bujqësisë merr vendim për zgjatjen e afatit të subvencioneve

Ministria e Bujqësisë merr vendim për zgjatjen e afatit të subvencioneve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë vendim për  zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor 2021 ora 16:00.

Pëmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ministrija njofton se për shkak të interesimit të madh të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi do të zgjatet afati.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas 05 tetor 2021.”. thuhet në njoftim.