Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 100 noterë në tërë territorin e Kosovës.
MD-ja bënë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më 17 prill.
“Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkursin për zgjedhje të noterëve se: Ministria e Drejtësisë shpallë njëqind (100) pozita të lira për NOTER në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim deri më datën 17.04.2024 (e mërkurë)”, thuhet në njoftim.
Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Link: (Konkursi dhe Aplikacioni/Kërkesa) https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,46”, thuhet në njoftim