Fjalë Kyçe

Ministria e Fiancave thotë se hakerët nuk kanë arritur të cenojnë sigurinë e Deparamentit të Tatimeve

Ministria e Fiancave thotë se hakerët nuk kanë arritur të cenojnë sigurinë e Deparamentit të Tatimeve

Në Ministrinë e Financave sot ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve. Këtë e kanë konfirmuar përmes një komunikate nga Ministria ku thuhet se shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa identifikuar.

Tutje Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Komunikata e plotë:

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të paidentifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë. Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.