Fjalë Kyçe

 Ministria e Financave hap llogari bankare për fonde për menaxhim të situatës së pandemisë

 Ministria e Financave hap llogari bankare për fonde për menaxhim të situatës së pandemisë

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve), me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve tanë, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 Prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit, sipas detajeve të mëposhtme:

Thesari i Kosovës / Treasury        Detajet e llogarisë / Details of account

Emërtimi i llogarisë/ Account name          FONDE PËR MENAXHIMIN E COVID 19

Nr. i llogarisë/Acc. number (IBAN)            XK051000400070008037

Valuta e llogarisë/Acc. Currency EUR

Emri i Bankës / Bank Name          CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

SWIFT-BIC           CBRKXKPRXXX

Banka korrespondente #1            (Correspondent Bank #1)

Emri i bankës/Bank Name            DEUTSCHE BANK AG

SWIFT-BIC           DEUTDEFFXXX

Adresa (Qyteti dhe Shteti)/Addr.              Taunusanlage 12, Frankfurt AM Main, Germany

Banka korrespondente #2            (Correspondent Bank #2)

Emri i bankës/Bank Name            RAIFFEISEN BANK INTERNATIONAL AG

SWIFT-BIC           RZBAATWWXXX

Adresa (Qyteti dhe Shteti) )/Addr.            Am Stadtpark 9, Wien, Austria

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 126 raste të prekura me COVID-19, 10 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa një person ka ndërruar jetë.