Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar përmes Facebookut se nga nesër në tri komunat të cilat janë në karantinë do të ndryshojë orari i lëvizjes, bëhet fjalë për Malisheven, Mitrovicen Veriore dhe Zveçanin.
Sipas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se ky vendim është marr në bashkëpunim me komunat.
“…nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi)”, shkruhet në njoftim.
Gjithashtu, ministri në detyrë ka theksuar se në ditët në vijim me qëllim për parandalimin e përhapjes së virusit do të ndërmarrin masa të reja.