Fjalë Kyçe

Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri të qarkullimit që fillon nga nesër

Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri të qarkullimit që fillon nga nesër

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit. Siç edhe ishte paralajmëruar, qytetarët prej nesër do të mund të lëvizin lirshëm dy herë në ditë, nga dy orë.

Lehtësimi gradual i masave të ndërmarra për pandeminë COVID-19, do të vazhdojë edhe me hapjen e disa bizneseve dhe ndërmarrjeve afariste, transmeton Indeksonline.

Këto masa të lehtësuara do të jenë aktive deri më 1 qershor, kur edhe pritet të fillojë faza e tretë e lehtësimit të masave.