Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Ministria e Sportit do t’i ndajë 9 milionë euro për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Gjakovës.
“Futbollistët dhe qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë do ta kenë stadiumin e merituar, me kushte të dinjitetshme për të zhvilluar aktivitetet sportive dhe ndjekur ndeshjet e ekipeve të preferuara”, shkroi Çeku në llogarinë e tij në Facebook.
Pak ditë më parë, Ministria e Sportit njoftoi edhe për renovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë.