Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga data 9 korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do t’i ofrojë edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.
“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Rritja e numrit të personave të prekur me koronavirus në vendin tonë ka shtyrë krerët e institucioneve që të marrin masa për evitimin e tollovive pranë sporteleve, derisa vazhdon ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarët.