Fjalë Kyçe

Ministria synon ndryshimin e ligjit që i hap rrugë shkatërrimit të lumenjve

Ministria synon ndryshimin e ligjit që i hap rrugë shkatërrimit të lumenjve

I shqetësuar për këtë gjendje, të mërkurën doli tek penda edhe drejtori i kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi. Ai thotë se tashmë kompania që e drejton së bashku me komunën i ka gjetur dy alternativa nga ku mendohet të sigurohet ujë.

Suliqi po ashtu thotë se Gjilani po përballet me mungesë të ujit që 20 vite. E, sipas tij, për të zgjidhur këto telashe duhet investim i madh. Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se janë duke e pritur qeverinë e re për ndarjen e mjeteve financiare për zgjidhje afatmesme, sa i përket furnizimit me ujë.

Sipas Hazirit, tashmë është formuar një task-forcë dhe inspektorati është 24 orë në terren. Gjatë verës që lamë pas, Haziri e ka shpallur situatën emergjente, derisa qytetarët e kësaj ane po përballen me reduktime të shumta të ujit.