Fjalë Kyçe

Ministrja Bajrami tregon skenarin se si ndodhi vjedhja a 2 milionëve

Ministrja Bajrami tregon skenarin se si ndodhi vjedhja a 2 milionëve

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Labinot Gruda kishte krijuar llogari të rrejshme dhe kishte thyer paswordin e një zyrtari të MI-së, i cili nuk punon në këtë ministri tash e 9 muaj.

Bajrami tha se Ministria e Infrastrukturës është dashur të njoftoi se zyrtari në fjalë është larguar nga puna, në mënyrë që t’i mbyllet qasja që kishte mbetur aktive dhe që u shfrytëzua nga Gruda.

“Labinot Gruda ka kriju llogari të rrejshme, si zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës. Më pas e then paswordin e një zyrtari të Infrastrukturës, e certifikuesit të parave, po për çudi, ai më nuk punon në këtë ministri qe 9 muaj. MI-ja kur një zyrtar lagohet nga puna detyrohet me njoftu thesarin me ia mbyll qasjen. Ne s’kemi kërkesë që kjo ka ndodhë. Qasja e tij ka qenë aktive, ai s’e ka përdorur të njëjtën, por kjo i ka ndihmu të dyshuarit që kur ta thyej paswordin mos të merr askush alert. Çka ndodhë? Ky e then paswordin e zyrtarit të MI-së, atij është dasht mi shku një e-mail që dikush ta thej paswordin, sipas gjasave e-maili s’i ka mbërri kurrë, ai tani punon si drejtor në Komunën e Mitrovicës”, sqaron Bajrami.