Fjalë Kyçe

Ministrja Gërvalla-Schwarz po thotë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është vullnet i qytetarëve

Ministrja Gërvalla-Schwarz po thotë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është vullnet i qytetarëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka konsideruar se ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme, kërkesë kjo e propozuar nga kryeministri Albin Kurti, është vullnet i qytetarëve të Kosovës.

Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, deklaroi edhe se ligji i radhës që do propozohet për votim do jetë ai për konfiskim të pasurisë së paluajtshme, shkruan Gazeta Express.

Ajo tutje ka thënë edhe se çështja e votimit të presidentit është “çështje ditësh”.

Postimi i plotë:

Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim.

Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.

Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.

Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë!