Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka treguar se kanë zhvilluar një takim Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut dhe Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka paralajmëruar se do të ketë aksione të tjera.
Postimi i plotë:
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me Kabinetin e MINT dhe Inspektoratin e Tregut mirëpritëm në takim Inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në Komunat e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunëtorët Inspektorë të Tregut i falënderova për bashkëpunimin në terren, lidhur me çrregullimin e çmimeve të tregut tonë dhe shprehëm gatishmërinë në kordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme, për të mirën e qytetarëve, bizneseve dhe shtetit.