Fjalë Kyçe

Ministrja Hajdari reagon pasi AKK dorëzoi kallëzim penal kundër saj

Ministrja Hajdari reagon pasi AKK dorëzoi kallëzim penal kundër saj

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Hajdari tha se gjatë kohës si zyrtare publike, ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së.”, ka shkruar ajo.