Fjalë Kyçe

Ministrja Haradinaj masa hermetike në zyrën e saj ndaj COVID-19: Asnjë drejtor apo zyrtar të mos hyjë në Kabinet

Ministrja Haradinaj masa hermetike në zyrën e saj ndaj COVID-19: Asnjë drejtor apo zyrtar të mos hyjë në Kabinet

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, ka marrë masa hermetike për ta mbrojtur vetën dhe stafin e saj të kabinetit nga COVID-19.

Ajo ka urdhëruar që kabinetin e saj të mos e shkel asnjë zyrtar i ministrisë.

Gazeta Online Reporteri.net, ka siguruar një urdhëresë që kabineti i ministres Haradinaj i ka dërguar zyrtarëve të kësaj ministrie.

Aty urdhërohen të gjithë drejtorët, por edhe zyrtarët tjerë që të mos shkojnë në kabinetin e ministres. Puna dhe komunikimi i nevojshëm është këshilluar të kryhen online.

Qeveria e Kosovës, sot ka njoftuar për masat e reja kufizuese për parandalim të përhapjes së Covid 19.

Kryqyteti dhe disa komuna të tjera, të cilat kalojnë shifrën e 100 të infektuarve në ditë për 1 milionë banorë, nga e premtja e kësaj jave do të jenë në orë policore, nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.