Fjalë Kyçe

Miqësore: Llapi – Onix, përfundon me këtë rezultat

Miqësore: Llapi – Onix, përfundon me këtë rezultat

Miqësore: Llapi – Onix 3:1
Pefqeli, Shabani e Zabërgja realizuan në miqësoren e cila u luajt para 300 shikuesve.

Podujevë, 24 korrik 2019 – Bardhekaltrit sot realizuan fitore ndaj skuadrës nga Banja, Onix. Miqësorja e sotme u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në praninë e 300 shikuesve .

Goli i parë u realizua nga mesfushori Mërgim Pefqeli i cili u gjend më së miri pas dëbimit të topit nga portieri mysafir. Me këto shifra edhe u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Llapi realizoi edhe dy gola. Fillimisht realizoj Alban Shabani në minutën e 74-të një supergol nga largësia, kurse tre minuta më pas realizoj edhe Enis Zabërgja.

Formacioni startues:
Bledar Hajdini – Bujar Idrizi, Elvis Prençi, Xhelil Abdulla, Benjamin Emini – Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Mergim Pefqeli, Blendi Memaj – Kastriot Selmani, Labinot Osmani.

Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistët tjerë.