Braziliani Miranda duket se shumë shpejtë do të largohet nga Interi.
“Calcio Mercato” shkruan se Miranda dëshiron të kthehet në Brazil për të luajtur tek Flamengo.
34-vjeçari kohë më parë ka rinovuar kontratën me “Nerazurët” deri në vitin 2020, por braziliani ka marrë ofertë nga Flamengo si dhe nga PSG-ja.
Miranda siç raportohet, favorizon kthimin në vendlindje, dhe Flamengo pritet të jetë destinacioni më i mundshëm për brazilianin.