Fjalë Kyçe

Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale

Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale

Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

62 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim, raporton Koha.net.

Kujtojmë se PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.

PSD-ja vazhdimisht ka kërkuar që paga minimale që është 170 euro të rritet në 250 euro.

Ndërkohë, kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti, përmes Facebook-ut ka thënë se me iniciativën e PSD-së Kuvendi ka votuar rritjen e pagës minimale në 250 Euro.

“Bëjmë thirrje tek ekzekutivi që sa më shpejtë të ndërmerr hapat për implementimin e rezolutës ku asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk bën të paguhet nën 250 euro”, ka shkruar ai.