Fjalë Kyçe

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij Projektudhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit.

Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.

“Ky Projektudhëzim ka të bëjë me Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë.