Fjalë Kyçe

Mirë se vjen Erolind Krasniqi

Mirë se vjen Erolind Krasniqi

Erolind Krasniqi është emri më i ri i Kombetarës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i mesfushorit 19 vjecar.

“Erolindi ka aplikuar sot për shtetësi të Kosovës. Tani i është lejuar nga komuna e Hamburgut dhe Gjermania që t’i ketë dy shtetësi. Po mundohemi që ta kompletojmë dokumentacionin, në mënyrë që ta kemi gati për ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga shtatori. Për ndeshjet e qershorit është e pamundur”, ka thënë menaxheri i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Zgjim Sojeva.