Skuadra e Prishtinës do të përballet nesër me skuadren e Gjibraltarit, St Joseph’s në kuadër të ndeshjes së kthimi në Ligën e Evropës.
Para kësaj sfide ka folur trajneri i Prishtinës Mirel Josa.
“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër. Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin. Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Josa.