Fjalë Kyçe

Mirel Josa – Prishtina, ky është lajmi i fundit!

Mirel Josa – Prishtina, ky është lajmi i fundit!

Pavarësisht shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Mirel Josës në krye të FC Prishtinës gjërat tashmë duket se po qartësohen.

Është nënkryetari i klubit kryeqytetas, Afrim Muçiqi e ka konfirmuar se trajneri shqiptar, Mirel Josa do të vazhdojë të jetë trajner i Prishtinës.

Muçiqi ka deklaruar se Prishtina ka trajner dhe se i besojnë punës së Josës.

“Prishtina ka trajner. Ai është Mirel Josa”, ka thënë Muçiqi për Insportin.

Josa erdhi në krye të klubit ‘bardhekaltër’ dy vite më parë, ndërkohë që dështoi të fitonte titullin kampion para konkurentëve Dritës dhe Feronikelit.