Fjalë Kyçe

“Miss Anglia” heq kurorën dhe vesh uniformën për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19

“Miss Anglia” heq kurorën dhe vesh uniformën për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19

“Miss Anglia” është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar punën e saj si mjeke në luftën kundër koronavirusit. Bhasha Mukherjee, që aktualisht mban titullin si “Miss Anglia” ishte bllokuar në Indi, sepse vendi u fut në karantinë për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Ajo i kërkoi me lutje qeverisë që ta kthenin në shtëpinë e saj që të punonte përkrah kolegëve në vijën e parë të forntit të luftës me këtë sëmundje të rrezikshme. Mbretëresha e bukurisë, që ishte duke u marrë me punë bamirësie në Indi, u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar pak ditë më parë pasi ju ofrua mundësia për t’u nisur drejt shtëpisë së saj.

“Doja të kthehesha sërish në shtëpi. Doja të vija dhe të filloja menjëherë punën. Ishte e pabesueshme mënyra se si gjithë bota po nderonte të gjithë punonjësit kryesor dhe unë doja të isha njëra prej tyre dhe e dija që mund të ndihmoja. Nuk ka kohë më të mirë për mua se sa të jem ‘Miss Anglia’ dhe të ndihmojë Anglinë në të njëjtën kohë”, ka thënë Bhasha për “CNN”.

Ajo bëri pak pushim nga puna e saj si mjeke në spitalin Pilgrim, në Boston, për të vazhduar punën reth botës si “Miss Anglia”. Deri më tani në Britaninë e Madhe janë konfirmuar më shumë se 55 mijë raste me koronavirus dhe mbi 6 mijë vdekje.