Fatou “Toufah” Jallow, një nga fitueset e kompeticioneve të bukurisë në Gambia ka akuzuar publikisht ish presidentin Yahya Jammeh se ai e ka përdhunuar.
Në një deklaratë për mediat, Jallow pohoi se ish presidenti kishte kryer aktin si hakmarrje ndaj propozimit të refuzuar të martesës.
“Ai donte të më jepte një mësim, ai donte të mbronte egon e vet”, ka thënë Jallow gjatë dëshmisë së saj tek autoritetet.