Pjesa e largët e Sistemit Diellor përbën një vend të çuditshëm dhe misterioz.
Jashtë orbitës së Neptunit, ku është ftohtë e shumë errësirë, një grup objektesh të akullta të quajtura Brezi Kuiper rrotullohen rreth Diellit, e mendohet të jenë pak a shumë të pandryshuara që nga lindja e Sistemit Diellor. Për shkak se është kaq errët, shumë larg, dhe objektet ne vetvete aq të vegjël, është e vështirë për astronomët të dallojnë se çfarë ka saktësisht.
Kjo i bën rezultatet e kërkimit më të fundit të mrekullueshme, sipas ekspertëve. Duke përdorur të dhënat nga Vëzhgimi i Energjisë së Errët, astronomët identifikuan 815 objekte trans-Neptuniane (TNO), nga të cilat 461 janë zbuluar rishtas.
“Kjo është një gjetje domethënëse, pasi informacionet e përftuara mund të ndihmojmë të modelohet më mirë mënyra si u formua Sistemi Diellor, dhe ndoshta edhe të kërkojmë për Planetin e pakapshëm Nëntë. Nënta thuhet të jetë një planet hipotetik në pjesën e jashtëm të sistemit tonë Diellor, efektet gravitacionale të të cilit mund të shpjegojnë grumbullin e objekteve trans-neptuniane që orbiton Diellin në një distancë mesatare 250 më shumë se ajo e Tokës. Planet ii pazbuluar, por që disa mendojnë se është aty, thuhet të jetë 5 apo 10 herë më i madh se Toka dhe se nga orbita e tij origjinale e ka shtyrë Jupiteri gjatë krijimit të sistemit Diellor.