Fjalë Kyçe

Misteri vazhdon, askush nuk e di sesi u larguan 738 personat nga lista e veteranëve të rrejshëm

Misteri vazhdon, askush nuk e di sesi u larguan 738 personat nga lista e veteranëve të rrejshëm

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj i cili është shprehur se nuk di për arsyet se pse janë larguar nga listat këta veteranë.

“Ata që janë hequr nga listat duhet të shikohen se për çëfarë arsye janë hequr nga listat”

Në anën tjetër, lajmi.net po ashtu ka raportuar se nga Zyra e Kryeministrit, sipas të dhënave të OVL e UÇK-së, po lëshohen ende certifikata të veteranëve.

I pyetur në lidhje me këtë, nëse po vazhdon ende si dukuri, Haradinaj ka thënë se nuk kanë vërejtur shenja se kjo dukuri po vazhdon.

“Ne e kemi lajmërua atë fenomen, sa kemi informata nuk kemi mundur të shohim më lëvizje të asaj dukurie.

Në lidhje me rastin e veteranëve, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

E listën në të cilën janë të përfshirë 20,238, lajmi.net e kishte siguruar vitin e kaluar – temë kjo që shkaktoi reagim të ashpër të opinionit në Kosovë.