Fjalë Kyçe

Mitropoliti serb vjen me helikopter në Cetinje të Malit të Zi

Mitropoliti serb vjen me helikopter në Cetinje të Malit të Zi

Mitropoliti Joanikije thuhet të ketë mbërritur në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat, me helikopter.

Dhe ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen forcat e sigurisë që e ndjekin, pasi ai kishte zbritur nga një helikopter.

Ndryshe, që nga pasditja e djeshme, të gjitha rrugët për në Cetinje janë bllokuar dhe policia, nën pajisje të plota, po përpiqet të parandalojë që protestuesit të mos i afrohen manastirit.

Atje raportohet se janë përdorur kokteje molotovi, fishekzjarre, dhe jo vetëm – dhe policia iu përgjigj sulmeve me gaz lotsjellës.

Ndryshe, Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.