Fjalë Kyçe

Mitrovica përforcohet me dy futbolliste nga Afrika e Jugut

Mitrovica përforcohet me dy futbolliste nga Afrika e Jugut

Klubi kampion i Kosovës në futboll të femrave, KFF Mitrovica, është përforcuar me dy futbolliste nga Afrika e Jugut.

Klubi mitrovicas ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësen Zanele Portia Nhlapo dhe sulmuesen Andisiwe Mgcoyi.

Të dy futbollistet stinorin e kaluar ishin pjesë e Apollonisë së Fierit.

Mitrovica ka paralajmëruar se ditëve në vijim priten edhe përforcime tjera. Klubi do të garojë në fazën kualifikuese në Ligën e Kampionëve.