Fjalë Kyçe

Mitrovicasi arrestohet pasi goditi disa herë babin e tij me thikë

Mitrovicasi arrestohet pasi goditi disa herë babin e tij me thikë

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimet për vrasje në tentativë.Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht babin e tij, duke e goditur me thikë disa herë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.