Një person nga fshati Zabërxhë e Mitrovicës e ka njoftuar policinë se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, në vendin e ngjarjen ka dalë njësiti për krime lufte i cili i ka marrë eshtrat për ekzaminim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.