Fjalë Kyçe

Mjekët me renome ndërkombëtare dhe vendore ligjëruan në konferencën e 2-të ndërkombëtare për Mjekësinë Emergjente Sportive

Mjekët me renome ndërkombëtare dhe vendore ligjëruan në konferencën e 2-të ndërkombëtare për Mjekësinë Emergjente Sportive

Mjekë të shumë ndërkombëtarë dhe vendorë kanë ligjëruar në konferencën e dytë ndërkombëtare për Mjekësinë Emergjente Sportive, të organizuar sot në nivel të lartë nga Komisioni për Mjekësi Sportive pranë Komitetit Olimpik të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Në konferencën e mbajtur në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, krahas dhjetëra mjekëve, fizioterapeutëve, përfaqësuesëve të federatave, ishte edhe zëvendës ministrja për Kulturë, Rinisë e Sport, Leonora Morina-Bunjaku.
Hapjen e konferencës e bëri presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili vlerësoi lartë ardhjen e ekspertëve të huaj të cilët sollën përvojën e tyre në këtë konferencë, derisa foli edhe për rëndësinë e organizimit të kësaj konference.

Me nga një fjalë hyrëse, konferencën e përshëndetën edhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, Bastri Lenjani, drejtor i Qendrës Klinike Emergjente në QKUK dhe kryetar i Komisionit për Mjekësi Sportive në KOK, Ibrahim Rudhani, prodekan i Fakultetit të Mjekësisë, profesori nga Shqipëria, Skënder Batraj, profesoresha nga Turqia me prejardhje shqiptare, Esen Uysal, si dhe specialisti ndërkombëtar Edvin Dervishiq nga Bosnja e Hercegovina, të cilët vlerësuan lartë organizimin e konferencës. Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Rudhani, propozoi që lënda e Mjekësisë Sportive të futet në kurikulat e Fakultetit të Mjekësisë.
Konferenca u zhvilluar në formë panelesh, duke pasur mundësinë edhe pjesëmarrësit tjerë të diskutojnë për tema të ndryshme të cilat u ligjëruan nga panelistët.

Prof. Dr. Sci. Edvin Dervisheviq ligjëroi me temën: “Lëndimet në sport përkrahë top-sportistëve slloven”, duke treguar statistika të ndryshme të lëndimeve të sportistëve në Slloveni. Ai Dervisheviq është edhe mjek i Kombëtares së Sllovenisë në Volejboll (femrat), si dhe anëtar i Bordit të Departamentit të Mjekësisë Sportive në Federatën Evropiane të Volejbollit (CEV).
Prof. Dr. Hasan Havitçioglu nga Izmiri i Turqisë, ligjëroi me temën: “Shtresa për qelizat burimore të printimit 3D në Mjekësinë Ortopedike Sportive; Konceptet aktuale”, ndërsa doktoresha ndërkombëtare nga ky vend, Esen Uysal, tregoi për përvojat e saj shumë vjeçare në Mjekësinë Sportive,.

Proff. Ass. Dr. Sci Skënder Brataj ligjëroi për temën “Arresti kardiak në fushën e sportit, me ç’rast shfaqoi forma të ndryshme të sulmit kardiak të sportistëve, derisa shembull mori edhe rastin e pa dy ditëve kur portieri i mirënjohur, Iker Casillas, pati sulm në zemër.

Prof.dr.doc Nuhi Arslani nga Qendra Mjekësore Universitare në Maribor dha përvojën e tij për temën: “Traumat abdominale në sport”, ndërsa specialisti vendor, Prof.Dr. Cen Bytyqi, ligjëroi për “Lëndimet e gjurit tek adoleshentët”

Për temën “Traumat e Sportit, konceptet aktuale dhe mjekësia rigjeneruese; Mjekësia ortopedike”, foli Prof.Dr. Onat Uzumcugi nga Turqia, ndërsa Profesori Fatos Olldashi ligjëroi për “Lëndimet traumatike të sportit në kokë dhe shpinë”.

Për “Parimet bazë të menaxhimin të viktimave të shumta gjatë lojës në futboll dhe në sportet e tjera”, shpjegoi Prof.Asoc.dr.sci Basri Lenjani, përderisa doktoresha nga Turqia, Elif Gul Kayis MD ligjëroi për “Lëndimet sportive dhe përvojat në Rajon”.
Kureshtje zgjoi edhe tema e Premtim Rashitit, “Vdekjet e papritura nga zemra gjatë ndeshjeve sportive”.

Profesoresha Ibadete Bytyqi ligjëroi për: “Marrëdhëniet mes sportit dhe rrezik për fibrilim atrial; përparësitë dhe disavantazhet”, kurse doktoresha Elita Mulaj foli për: “Traumën dentale në sport”. Doktori Rabit Sadiku kishte për temë “Trajtimi i supit të ngrirë me ‘Laserneedle’”.

Konferenca zgjati tërë ditën, ndërsa në orët e pasditës u zhvillua edhe kursi BLS-AED, që u ndjek nga numër i madh i mjekëve, të cilët u pajisën me certifikata, sikurse ata që ndoqën konferencën.

Konferenca ishte e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit u vlerësuan me 11 pikë për konferencë dhe 8 për kurs./Gazeta Alo