Fjalë Kyçe

Mjekët zbulojnë simptomën më të zakonshme të omikronit që shfaqet gjatë natës dhe mund të jetë shumë e bezdisshme

Mjekët zbulojnë simptomën më të zakonshme të omikronit që shfaqet gjatë natës dhe mund të jetë shumë e bezdisshme

Lloji Omicron është një nga variantet më të reja të Covid-19 dhe i fundit në serinë që krijon probleme, zgjat pandeminë, por edhe shqetëson mjekët që ende nuk janë të sigurt se si ndikon tek njerëzit. Ndonëse nuk dihet nëse është më ngjitëse se të mëparshmet, ajo që dihet deri më tani është se ka simptoma të ndryshme, ndërsa njëra prej tyre shfaqet gjatë natës, sipas mjekëve afrikano-jugor.

Krahas dhimbjeve dhe gërvishtjeve në fyt, të cilat tashmë dihet se janë rezultat i një varianti të ri të virusit korona, mjekët dolën në përfundimin se u raportua edhe simptoma e tretë, djersitja gjatë natës.

Në konferencën e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Afrikës së Jugut, u tha se një numër i caktuar i pacientëve kanë të njëjtën simptomë.

“Simptomat që vërehen te pacientët e shtruar në spital të prekur me omikron janë djersitja gjatë natës, kolla e thatë dhe dhimbjet e trupit” tha mjeku me këtë rast, por shtoi se vaksina e këtij lloji ka rezultuar efektive, ndaj është lajm inkurajues se pacientët e vaksinuar.