Fjalë Kyçe

Mjeku italian: Pas tre muajsh do të jemi në det

Mjeku italian: Pas tre muajsh do të jemi në det

Kryeministri Konte ka deklaruar se duhet të përgatitemi për një fazë të re, atë të bashkëjetesës me virusin, çfarë do të thotë kjo?
Kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të bjerë. Virologu italian Giulio Tarro në një intervistë për emisionin “Tempora” tha se numri real i personave të infektuar nuk është ai i deklaruar.
Mjeku u shpreh optimist se pas tre muajsh do të jemi në det.
”Në rastin aktual jemi 2 % me këtë përqindje vdekshmërie, por mund të ulet deri në 1%. Ka të dhëna që japim shpresë që kanë studiuar rreth 909 kartela të viktimave, vetëm 19 prej tyre mund të jenë të lidhur me koronavirus”
”Po bëjmë dallimin e atyre që kanë vdekur me koronavirusin dhe ata që kanë vdekur nga koronvirusi. Edhe më herët ne i kemi dhënë rëndësi këtij aspekti që përputhet si me përqindjet kineze edhe me studimet që kam bërë profesor Fauci. Mbi 1099 pacientë kinezë që janë shtruar në spitalet kineze dhe është parë që vdekshmëria është 1% krahasuar edhe me të dhënat zyrtare kineze.”
Sonila Meco i beri pyetjen atij se Kryeministri Konte ka deklaruar se duhet të përgatitemi për një fazë të re, atë të bashkëjetesës me virusin, çfarë do të thotë kjo?
”Unë mendoj se nëse i referohemi asaj që ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar, ajo që ka të bëjë me imunitetin e tufës gjë që thuhet dhe në Izrael, përsa ka të bëjë me kërkimet e tyre, rezultati i së cilës është të izolosh të moshuarit dhe të lësh të qarkullojnë më të rinjtë. Pra mundësia për të krijuar një qarkullim natyral imunizues duke patur kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët e tjerë që kanë pataologji të tjera”.
Sonila Meco: Ku do jemi pas tre muajsh?
Giulio Tarro: Të shpresojmë në plazh
Sonila Meco: Është e mundur të jemi në plazh?
Giulio Tarro: Them se po sepse virusi nuk preferon të nxehtën dhe ujin e kripur dhe kjo tregohet kur shikon shumë vende afriko amerikane që në lartësinë e tyre nuk ka mundësi jo për pandemi por as për endemi.