Fjalë Kyçe

Mjeku nga Ferizaj vdiq nga koronavirusi

Mjeku nga Ferizaj vdiq nga koronavirusi

Doktor Afrim Tasholli ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 54-vjeçare, njofton Oda e Mjekëve të Kosovës.

Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj

Postimi i plotë i OMK-së:

Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji.

Ndahet nga jeta Dr. Afrim Tasholli.

Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.